Gardisti Arjon Mançe, 30-vjeç, ka vrarë veten me armën e shërbimit, në ambientet e Gardës së Republikës.
Gardisti me origjinë nga Përmeti dhe banues në Tiranë ka vrarë veten mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00.
“Do vras veten. Do iki nga kjo botë”, ka shkruar ai në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës pak para se të ndërmerrte atë veprim.
30-vjeçari ka qenë me shërbim me trupat komando në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s për paqen dhe sigurinë.