Një festë beqarie ka përfunduar në tragjedi në Treviso të Italisë, ku një shqiptar dhe një rumun rreth të 30-tave janë vënë në pranga si autorë të vrasjes së një të riu dhe plagosjes së shtatë personave të tjerë.
Gjithcka ndodhi mbrëmjes e së dielës, kur grupi i miqve, ku bënte pjese viktima po festonin festën e beqarisë së shokut të tyre, në një apartament.
Duket se zhurma e lartë që po bënin në apartament ka shqetësuar banorët, por shqiptari dhe rumuni kanë vepruar direkt. Fillimisht ka plasur sherri me fjalë, pastaj situata degjeneroi.
Një i ri, identifikuar si Igor Ojovanu u qëllua për vdekje, ndërkohe që të paktën 7 miq të tij u plagosën.
Shqiptari dhe shoku i tij bashkëpunëtor në krim u arratisën me një makinë, por duket se kishin marrë plagë, kështu që ishin të detyruar të shkonin në spital. Aty u zbuluan nga mjekët e urgjencës, të cilët njoftuan policinë dhe kështu u vunë në pranga.
/Faxweb