Policia greke ka sekuestruar në kufirin greko-shqiptar 125 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë 7 shqiptarë.
Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi se në 6 çantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuanë. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa thuhet se janë të moshave nga 21 deri në 26 vjeç.
Sakaq, policia sekuestroi edhe 4 celularë.