Meqenëse sot ishte 1 prilli, dita ndërkombëtare e gënjeshtrave edhe gazetat më prestigjoze europiane kanë hapur faqet e tyre me të pavërteta me sens të hollë humori. Ja edhe tre gënjeshtrat më pikante që lidhen me botën e sportit:
Sipas të përditshmes “AS”, më në fund Leo Mesi do të transferohet tek rivalët historik të Realit të Madridit. Dhe për të qenë një lajm i besueshëm, më poshtë është shkruar që vlera e transferimit të yllit argjentinas do të jetë 250 milionë euro, një shifër që të bën të besosh se diçka e tillë mund të ndodhë, qoftë edhe për 1 prill.
Nëpërmjet një njoftimi që u publikua vetëm për pak kohë, bëhej e ditur se në fund të sezonit, trajneri aktual i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, do të largohet nga stoli i skuadrës “merenges”, për të drejtuar skuadrën e Torontos. Pikërisht në ekipin kanadez, francezi do të gjejë Marko Materacin, të cilin dikur e ka goditur me kokë dhe ende nuk ka pranuar ta takojë.
Pikërisht në vitin e 70 të lindjes, një lajm sensacional është rezervuar edhe për nga korifenjtë e trajningut, Arrigo Saki. Ish-trajneri i Milanit dhe i Kombëtares së Italisë është kontaktuar dhe më pas ka pranuar të drejtojë Olimpia Anjoneze, një skuadër që militon në Serinë D italiane, por që mund t’i plotësojë kërkesat e Sakit të madh.