Blushi dhe Hafizi dokument drejtuar socialistëve të Shqipërisë
Një dokument me 20 pika drejtuar të gjithë socialistëve të Shqipërisë. Kjo është lëvizja më e fundit e deputetit socialist Ben Blushi dhe koleges së tij Mimoza Hafizi, në aksionin kudër referendumit për konfirmimin e kryetarit të PS. Dokumenti është prezantuar gjatë një deklarate të përbashkët Blushi Hafizi. Blushi ka sqaruar se dokumenti përmban 20 pika përse socialistët nuk duhet të marrin pjesë në referendumin e caktuar në kongresin e fundit të partisë lidhur me mandatin e kryetarit Rama. “Referendumi konfirmon mandatin e Ramës si kryetar. Nuk bëhet fushatë sepse dihet rezultati. Bashkë me socialistët e tjerë që na u mohua e drejta do vazhdojmë luftën brenda partisë”, ka thënë Blushi. Edhe Mimoza Hafizi gjatë një interviste të dhënë dje në media foli për atë që e quajti referendum pa kandidatë dhe vdekje të demokracisë në PS.