Një 27 vjeçar është arrestuar, pasi i vendosi zjarrin banesës së një personi pas konfliktit. Sipas policisë, Xhevahir Bala banues në Klos që u arrestua, mbrëmjen e djeshme ka shkuar tek banesa e F.S. 30 vjeç, banues po në Klos dhe me benzinë ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave, por pa dhënë detaje, ndërsa nga rënia e zjarrit nuk ka pasur dëme as në njerëz dhe as materiale, pasi u ndërhy me shpejtësi.
Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal.