Me çantat plot me libra në shpinë, pavarësisht se nuk kanë bërë asnjë ditë mësim në këtë vit shkollor, fëmijët e shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasanit kanë kërkuar t’u hapen dyert e dijes.
Nxënesit nuk kanë nisur mësimin pasi janë kundër ndjekjes së mesimit në turnin e dytë në një nga shkollat e Elbasanit.
Prindër dhe nxënës kanë protestuar në oborrin e shkollës së tyre e cila është mbyllur prej dy vitesh për shkak se komisioni i emergjencave e cilësoi atë të pasigurt pas rënies së tërmetit.
Në këto kushte fëmijët detyrohen të hipin nëpër autobusë për të ndjekur mësim në turnin e dyte në një nga shkollat 9-vjecare në Elbasan.
Fëmijët kanë hapur sot me forcë derën dhe pasi kanë kaluar kangjellat, kanë arritur të futen edhe brenda.
Ata kanë hyrë në klasat e tyre të vjetra dhe kanë kërkuar që të vijnë mësuesit, për të vijojuar normalisht me mësimin.