“E pabesueshme dhe aq shumë e merituar nga Bobi Firmino. Dy ditë më parë, ai nuk kishte asnjë shans që të luante. Një ditë përpara ndeshjes, asnjë shans. Ditën e ndeshjes erdhi në dhomën time dhe më tha se ishte gati. Por çfarë të të them për Daniel Starrixh. Uau!”. Jyrgen Klop nuk i mban dot emocionet e një fitoreje për infarkt në “Anfield” kundër PSG-së.
“Ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim siç bëmë. Ishim shumë të fortë me topin. Ndryshuam sistemin, sepse prisnim që ta bënin edhe ata. Në fillim të ndeshjes po mendoja se sa gola do pësonim. Starrixh luajti një superndeshje. Nuk e kam parë kurrë në këtë formë fizike sa në këtë ndeshje. Ishte kudo”.