Mbyllja e disa shkollave në vendin tonë për këtë vit arsimor, kryesisht klasa kolektive, është bërë “mollë sheri” mes mazhorancës dhe opozitës. Pas deklaratave të deputetëve demokratë për shkollat e mbyllura, ka reaguar edhe kryedemokrati Basha.
Teksa i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit lidhur me qëndrimet e opozitës, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha thotë se Rama është “kukulla e krimit dhe politikan i dështuar”.