Ditën sotme nisi fluturimin e parë drejt Stambollit kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania”.
I pranishëm në inagurimin e saj ishte dhe kryeministri Edi për të përshëndetur pasagjerët e parë të cilët janë zgjedhur studentët e ekselences shqiptare. Ata udhëtuan drejt Stambollit me avionin që mban emrin e poetit të madh, Lasgush Poradecit.
Mirpo në rrjetet sociale disa nga faqet më të njohura kanë bërë humor me “meme” pas prezantimit të “Air Albania”, duke ironizuar forcat politike ku nga njëra anë kemi një investim kolosal dhe nga ana tjetër akuzat e opozitës për dështimin e projektit ende pa nisur mirë.
(Faxweb)