Është rrëzuar nga kati i pestë dhe ka humbur jetën sot në Durrës punëtori i ndërtimit. 55 vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë gjatë punës për ndërtimin e një objekti social në Durrës.
Policia konfirmoi ngjarjen dhe lajmëroi arrestimin e drejtuesit teknik të objketit, shtetasit Maksut Toçilla. Arrestimi i tij është kryer pasi akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.