Transportuan 21 emigrantë sirianë e iranianë drejt Leçes
Panagopoulos Nikolaos, 58 vjec me kombësi greke dhe shqiptari Dhimitri Xauti, 35 vjec janë emrat e dy trafikantëve që u kapën dje duke dërguar 21 klandestinë drejt Italisë. Policia italiane që publikoi emrat e tyre I kishte arrestuar ata mëngjesin e djeshëm në brigjet e provincës së Leçes. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se po hetojnë për zbulimin e pikës së nisjes së emigrantëve përmes Adriatikut drejt Italisë. Ndalimi I djeshëm përbën rastin e parë të kapur të trafikut të emigrantëve përmes Adriatikut për në Itali.