Mogherini e vendosur për dialog edhe pas refuzimit të Vuçiç për të takuar Thaçin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mogherini e vendosur për dialog edhe pas refuzimit të Vuçiç për të takuar Thaçin

16:30 | 07/09/2018
në Shqiperi
0

Ka dështuar mbajtja e takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel. Shkak i mos mbajtjes së takimit, sipas sqarimit të delegacionit nga Serbia ishte mungesa e lejes nga autoritetet e Kosovës, që presidenti serb Vuçiç, gjatë qëndrimit të planifikuar në Kosovë, të vizitonte edhe Liqenin e Ujmanit.

Në vend të takimit të përbashkët, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka zhvilluar vetëm takime të ndara me të dy presidentët.

Pas këtyre takimeve, Mogherini ka bërë të ditur se takimi i planifikuar do të shtyhet për në fund të këtij muaji. Ajo ka shprehur bindjen se megjithatë, të dy presidentët do të tregohen të përkushtuar në arritjen e marrëveshjes paqësore dhe ligjërisht të obligueshme.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ndonëse kishte udhëtuar në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiç nuk ka pranuar të takojë sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç tha se sot nuk do të ketë takim, ndërkaq kur do të mbahet takimi i radhës, ai theksoi se nuk e di këtë gjë.

Sipas tij, Vuçiç ka vendosur kështu për shkak të, siç tha ai, “kërcënimeve, sulmeve, shantazheve, si dhe tentimeve që t’i ndalohet vizita në veri të Kosovës dhe te Liqeni i Ujmanit” nga ana e autoritete të Kosovës. Për më shumë, sipas tij, mbetet pikëpyetje nëse bisedimet do të vazhdojnë fare edhe më tej me Prishtinën.

Gjithashtu, Gjuriç ka theksuar se janë të papranueshme tentimet e që të zhvlerësohen bisedimet në Bruksel dhe tentimet, siç ka thënë ai, që Presheva, Mdvegja dhye Bujanoci, të paraqiten si pjesë e territorit të Kosovës.

“Çështje e vetme e pazgjidhur, territori i vetëm për të cilin bisedohet dhe kontestohet është çështja e territorit të Kosovës. Gjithçka tjetër, nuk shërben për asgje tjetër, përveç që ta shembë gjithë procesin”, ka thënë Gjuriç.

Siç ka theksuar ai, presidenti i Serbisë, do t’i drejtohet opinionit të premten në mbrëmje, ku edhe do ta bëjë të ditur nëse do ta realizojë vizitën në Kosovë, të paralajmëruar më herët.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini është diskutuar për mundësinë e arritjes së përparimeve. Por, dita e sotme, sipas tij, dëshmon se vështirësitë po shtohen kur është në pyetje arritja e marrëveshjes me Serbinë.

“Gjërat po bëhen edhe më të vështira, sepse mospajtimet po thellohen, kurse dallimet po shfaqen, edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini. Por, këto dallime të mëdha kanë ndikuar që sot dialogu të zhvillohet vetëm përmes Përfaqësueses së Lartë të BE-së”, tha Thaçi.

https://www.evropaelire.org/a/thaçi-e-vuçiq-në-raundin-e-ri-të-bisedimeve-në-bruksel/29476751.html

Etiketa: aleksnader vucicfererica mogheriniHashim Thaci

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Të arrestuarit e Shkodrës dalin para gjyqit. 3 në burg, njëri lirohet

Të arrestuarit e Shkodrës dalin para gjyqit. 3 në burg, njëri lirohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com