Një 42-vjeçar është gjetur i vrarë në tokën e tij në fshatin Rabije. Viktima i identifikuar si Alket Muhaj është gjetur mëngjesin e sotëm nga familjarët e tij.
42-vjeçari është gjetur me plagë në kokë dhe në gjoks çka bën të mendohet se kemi të bëjmë me një ekzekutim.
Policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas sinjalizimit po ka vendosur ta mbajë të fshehtë.