Shkolla e Barçit në Korçë këtë vit do të hapë dyert vetëm për nxënësit ciklin e ulët.
Ulja e vazhdueshme e numrit të nxënësve sipas drejtores Rajmonda Bica ka detyruar mbylljen e klasave nga e 6-ta deri tek e 9-ta, siç i ka komunikuar Drejtoria Rajonale e Arsimit.
Rajmonda Bica: “Mendohet që të mbyllen klasa nga e 6-ta deri tek e 9-ta. Dhe ne në këtë cikël kemi 32 nxënës që marrim mësim në këto klasa. Nga klasa e 1-5 mendohet që nxënësit të vazhdojnë të marrim procesin mësimor në këtë shkollë.”
Nxënësve që do tu duhet ta vazhdojnë arsimimin në shkolla të tjera do t’u sigurohet transporti.
Rajmonda Bica: “Në shkollat ku do të sistemohen do të kenë nga Drejtoria Arsimore një mjet në dispozicion që këta nxënës të dërgohen në këto ambjente e të kthehen përsëri.”
Nga një ish-repart ushtarak është përshtatur në shkollë, e cila rrezikon jetën e fëmijëve kryesisht në stinën e dimrit.
Rajmonda Bica: “Rikonstruksion të plotë godina nuk ka pasur.”
Reduktimi i klasave ka sjellë reagimin e vetë prindërve të cilët janë shprehur të shqetësuar për mbylljen e tyre.
Prindi:“ Nuk është fare normale.”
Mbyllja e këtyre klasave pranohet edhe nga DAR Korcë e cila qëndron tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve në lidhje me numrin e shkollave që rrezikojnë të mbyllen plotësisht në qarkun juglindor!
http://www.oranews.tv/article/gjysme-shkolla-ne-barc-te-korces-hapen-dyert-vetem-ciklin-e-ulet