Këngëtarja e njohur në shtetin helen, Bela Meri, u bë shumë e njohur për publikun grek pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “X Factor”, por edhe për koncertet e shumta që ka dhënë në këtë vend.
Por askush nuk e dinte deri më tani se 23 vjeçarja është me origjinë shqiptare. Bela ka qenë e ftuar së fundmi në një emision, prej nga ku ka bërë deklaratën e habitshme.
“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, është shprehur ajo.
Ndonëse është në fillimet e karrierës së saj, Bela Mari premton që të kthehet shumë shpejt në një artiste të njohur.