30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

17:50 | 05/09/2018
në Shqiperi
0

Nga Eva Kushova

Se këtu kam prindërit, motrat, vëllain, të afërmit e mi. Se flas kudo gjuhën time. Se kurrë nuk ndihem e vetmuar. Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell.

Se kemi histori të lashtë të admirueshme. Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua. Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm. Se njoh qindra variante e vende për të blerë diçka, lirë dhe mirë. Se njoh shumë njerëz, të cilëve mund t’u drejtohem, kur kam një hall.

Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë. Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarçe. Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme.

Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur. Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, megjithëse të gjithë ankohen se s’ka punë. Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur diçka tjetër më me vlerë për të luftuar.

Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë. Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush. Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë.

Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet. Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar. Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie. Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune.

Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten. Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë. Se këtu ka vendosur Zoti që unë të jetoj. Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar).

Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë. Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone. Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.

P.S. Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq. Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë. Ndaj, mos u qani, por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni. Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.

Etiketa: Eva Kushovakafenetëllotaria amerikaneShqiperi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vokshi-Nikollës: 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën, situata është alarmante

Vokshi-Nikollës: 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën, situata është alarmante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com