Dertyrimet e pafundme të ARMO kanë vënë në siklet bankat
Pasi ka fituar gjyqin për detyrimin 30 milionë që i ka ARMO, kompania Albpetrol ka marrë në ruajtje Rafinerinë e Ballshit. Një përmbarues privat pritet të shpallë ankandin për detyrimin që kërkon Albpetrol dhe nëse nuk kryhet shitje ARMO do t’i kalojë Albpetrol. Por borxhet e shumta të ARMO e kanë bërë të gjatë listën e atyre subjekteve që kërkojnë sekuestro. Janë dy banka tregtare shqiptare që kërkojnë kreditë e pakthyera të marra nga ARMO, Raiffeisen Bank 20 milionë euro, Credins bank 15.6 milion euro dhe Tirana Bank për një shumë rreth 2.5 milion euro. Ndërkohë që borxhe ka edhe ndaj komanive të tjera për shërbime të kryera në llogari të ARMO-s. Një tjetër borxh i ARMO janë edhe 75 milion euro detyrime e gjoba të papaguara në tatime. Ndërsa në tregun e jashtëm në emër të ARMO-s figuron një kredi e pakthyer 140 milionë euro ndaj bankës FBME. Që prej një viti qeveria po përpunon një plan se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet ARMO, që rezulton të jetë borxhliu më I keq në Shqipëri.