Shqipëria jugore, e gjitha për t’u eksploruar, rezervon shumë surpriza. Lumenjtë që rrjedhin mes mureve të ngushta dhe të thella të shkëmbinjve. Natyra e egër. Fshatrat dhe burimet e gurit. Ja vlen të gërmoni në mrekullitë e saj të fshehura shkruan Corriere…
Natyra e egër që kalon nga rrugët të paasfaltuara e të vështira. Lumenjtë që rrjedhin mes mureve të ngushta dhe të thella të shkëmbinjve. Fshatrat rurale në gur. Burime natyrore termike. Qendrat urbane pjesë të Trashëgimisë së UNESCO që dëshmojnë për bashkëjetesën e lashtë paqësore midis kulturave dhe feve të ndryshme. Kjo është Shqipëria e Jugut, nga Tirana në Berat, Skrapar, Përmet, Gjirokastër, qytete të cilët ndezin iniciativa kulturore me hotele të thjeshtë dhe restorante mikpritëse.
Në vendet pjesë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO
Rreth 130 km rrugë lidh kryeqytetin me Beratin, në të cilin kalon mes për mes Lumi Osum dhe në 2008-n u shpall një vend i trashëgimisë botërore. Thelbi historik është në brigjet e lumit, në lagjet e Magdalem dhe Gorica, ku xhamitë dhe kishat ortodokse shoqërojnë gjatë rrugëtimit në qytet.
Kështjella dhe banjot
Nga maja e Kalasë, ndiqni Osumin poshtë drejt Skraparit. Këtu lumi zhytet në kodrat e bukura dhe të pyllëzuara, të cilat në pranverë duhet të kalohen duke bërë rafting në kanione, ose duke eksploruar me rreth gjashtëdhjetë kilometra trekking të shënjuar. Pas kanionet duhet të vizitoni edhe burimet natyrore termike të Benje. «Ky është qarku i Përmetit: qyteti i luleve dhe festivalit multikulturor i qershorit. Djem shqiptarë të cilët flasin një italishte të shkëlqyer, tregojnë shtigjet për të shkuar në shtëpitë e gurëve në Frashër.
Tridhjetë kilometra nga Greqia
Relievet që ndajnë Përmetin nga Gjirokastra zgjatojnë drejt veriut dhe pastaj në jugperëndim, duke kaluar nëpër grykën piktoreske të Këlcyrës, pyje me pisha dhe burimet të shumta të ujit do t’ju shoqërojnë derisa të shihni kështjellën e Gjirokastrës, gjithashtu një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s (2005), më pak se tridhjetë kilometra nga kufiri me Greqinë.