Të huajt në aksion, pastrojnë plazhet shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të huajt në aksion, pastrojnë plazhet shqiptare

20:35 | 26/08/2018
në Shqiperi
0

Alice është një blogere e njohur angleze që prej disa kohësh jeton në Tiranë. Ajo erdhi për tri ditë në Shqipëri dhe vazhdon të qëndrojë prej muajsh këtu, e dashuruar me vendin tonë.

Këtë të diel ajo së bashku me persona të tjerë e kaloi në plazhin e Durrësit. Jo duke pushuar, por duke pastruar mbetjet e hedhura vend e pa vend nga pushuesit ditorë.

“Po bëjmë punë vullnetare. Ne jemi anglezë, amerikanë, gjermanë, austriakë dhe shqiptarë, dhe nuk jemi këtu vetëm për të pastruar, pasi brenda 2 javësh mund të kthehet sërish në gjendjen e mëparshme, por dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe ndryshuar mentalitetin e të hedhurit vend e pa vend mbeturinat. Ata na shohin e reflektojnë”, u shpreh Alice.

Shumë nga ata që po pushonin në plazhin e vogël të Currilave paraditen e sotme, teksa shihnin grupin që pastronte, kanë kujtuar aksionet e detyruara vullnetare të së dielës në vitet e monizmit. Të tjerë, ndonëse të paktë, iu bashkuan grupit për pastrimin e plazhit nga plastika dhe mbetjet e tjera urbane.

“Një grup turistësh që u ndjenë keq teksa na panë të punonim, u bashkuan me ne. Ne shpresojmë që edhe qeveria dhe pushteti vendor gjithashtu të reagojnë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Njerëzit hedhin plastikën kudo, pa menduar ku përfundon. Ajo përfundon në det dhe rrezikon gjallesat detare. Peshqit e hanë dhe ne hamë peshqit. Është një situatë e keqe”, shprehet blogerja e njohur.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nën moton “të bësh gjëra të vogla, me shumë dashuri”, ky grupim shoqëror synon ta shtrijë vullnetarizmin drejt qytetit të Beratit dhe liqenit të Shkodrës për periudhën në vazhdim, duke përcjellë përmes punës mesazhe të rëndësishme për të gjithë ne, në mbrojtje të mjedisit dhe jetës së përbashkët në komunitet.

/Top Channel/

Etiketa: Shqiperi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Durrës/ Grindje banale mes të rinjsh, plagoset 20-vjeçari

Durrës/ Grindje banale mes të rinjsh, plagoset 20-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lezhë–Milot, aksident mes kamionçinës dhe motorit, i plagosuri në spital –

Lezhë–Milot, aksident mes kamionçinës dhe motorit, i plagosuri në spital –

18:11 | 24/04/2026
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

14:45 | 24/04/2026
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

14:25 | 24/04/2026
Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

14:23 | 24/04/2026
Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

14:07 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Lezhë–Milot, aksident mes kamionçinës dhe motorit, i plagosuri në spital –
  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –
  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –
  • Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –
  • Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –
  • 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lezhë–Milot, aksident mes kamionçinës dhe motorit, i plagosuri në spital –
  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com