Dy burra të zhveshur që janë larë në një memorial në Romë, pranë Piazza Venezias po kërkohen nga policia italiane.
Shatërvani është pjesë e një monumenti për altarin e atdheut që nderon mbretin e parë të Italisë. Policia e Romës ka kritikuar sjelljen e tyre fyese dhe ka ndarë në Facebook pamjet duke i bërë apel publikut të japë informacione për identitetin e tyre.
Policia thotë se ata janë të huaj, anglishtfolës. Janë të shumtë ata që janë jo pak të bezdisur nga degradimi që prek herë pas herë turistët.
Imazhet e shumëpolemizuara bënë edhe që zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini të shkruante në Twitter: “Unë do të dija si t’i edukoja këta idiotë nëse do kapeshin. Italia nuk është banja e shtëpisë së tyre.”