–Një shqiptar ka vrarë një person dhe ka plagosur një tjetër me thikë pas një sherri mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave franceze ngjarja ka ndodhur në “La Roche-sur-Yon”.
Sipas dëshmive të para, vrasësi dhe viktima kishin qenë në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine, ndërsa mbrëmë ishin takuar rastësisht.
Shqiptari pas sherrit i ka goditur me thikë disa herë në bark dhe në fyt dy personat, njëri ndërroi jetë, pasi plagët ishin shumë të rënda, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia franceze vijon kërkimet për arrestimin e shqiptarit.