42 të vdekur. Ky ka qenë bilanci i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku një pjesë e urës Morandi u shemb.
Mediat italiane raportojnë sapo është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, ndërsa bëhet fjalë për Mirko Vicinin, 30 vjeç. Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezutloi të ishte i fundit. Nëna e tij Paola prej 4 ditëshj qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi, ndaj edhe sot mori atë më të hidhurin, vdekjen e djalit të saj.
Ndërkohë gjatë natës se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje. ‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.
Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.