Po zhvillohet ceremonia shtetërore e homazheve dhe përcjelljes për në banesën e fundit të 18 viktimave të tragjedisë në Genova. Mes viktimave ndodhen edhe trupat e dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22- vjeç dhe Admir Bokrina 28 vjeç.
Arkivolet e tyre siç duket edhe në fotot e shpërndara në mediat italiane janë mbuluar me flamurin kuq e zi. Në ceremoni mungontin ministrat shqiptarë, si ai i Diasporës, Pandeli Majko ashtu edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Shumica prej familjeve italiane e refuzuan ceremoninë shtetërore dhe i përcollën privatisht të afërmit e tyre.