Greqia alarmohet nga sasitë e drogës që vijnë nga Shqipëria. Të paktën kështu thuhet në një artikull të një prej gazetave më të mëdha greke “Kathimerini”. Gazeta ka nxjerrë shifrat që i referohen sasive të drogës së kapura në territorin e tyre, origjina e të cilave ishte nga Shqipëria.
“Kemi arritur të konfiskojmë sasi të madhe droge, kryesisht kanabis, e cila arriti 232%, në dy vitet e fundit. Pavarësisht zbulimit të vazhdueshëm dhe gjurmimit përgjatë kufirit greko-shqiptar, ka ende shumë volum dërgimi”, shkruan gazeta greke.
Referuar shkrimit, policia greke ka arritur në konkluzionin se tregtarët e drogës shfrytëzojnë kanalin mes Shqipërisë për dërgimin e saj në pjesën tjetër të Ballkanit, Evropës, nëpërmjet Italisë, madje edhe Turqisë.