Deputeti, kritika policisë në mbledhjen e grupit të PS
Deputeti socialist Piro Lutaj, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka shprehur rezerva për policinë e cila sipas tij nuk kreu detyrën gjatë protestës ku deputeti Gent Strazimiri u shfaq me armë.
“Pse nuk ka reaguar policia kur e pa të armatosur”, ka thënë Lutaj duke ju referuar Strazimirit. Gjatë mbledhjes me dyer te mbyllura të grupit parlamentar të PS, Lutaj ka kërkuar një reagim më të ashpër në zbatim të ligjit.