Tirana sfidon temperaturat e larta me freskuese. Në disa stacione autobusesh në kryeqytet janë vendosur nga dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve.
Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën.
Ndërsa duhet theksuar se pritja në stacione gjatë verës, ku dhe qarkullimi i mjeteve është shtuar si pasojë e ardhjes edhe të emigrantëve”, shpesh është më e gjatë.