Qeveria miratoi sot shumën prej 572 milionë lekë, për shpronësimin e banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Vogël në Tiranë.
Në këtë kompensim përfshihen banesa dhe tokat. Shuma e vënë në dispozicion përfshihet në llogarinë e “Fondit të Shpronësimeve” të Bankës së Shqipërisë. Sipas vendimit, shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e përfshirë në listën e kompensimit duhet të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë së Tiranës.