Umberto Eko: Dante Alighieri dhe Feja islame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Umberto Eko: Dante Alighieri dhe Feja islame

16:40 | 30/03/2016
në Uncategorized
0

Nga Umberto Eko

Në vitin 1919, Miguel Asín Palacios botoi një libër (Eskatologjia myslimane te Komedia Hyjnore) që shkaktoi shumë zhurmë. Në qindra faqe shiheshin analogji befasuese mes tekstit të Dantes dhe teksteve të ndryshme të traditës islamike, veçanërisht versionet e ndryshme të udhëtimit natën të Muhametit në Ferr dhe Parajsë. Në Itali lindi një polemikë mes mbështetësve të studimit dhe mbrojtësve të origjinalitetit të Dantes. Po përgatitej 600-vjetori i vdekjes së poetit italian dhe bota islamike shihej përgjithësisht në klimën e ambicieve koloniale dhe civilizuese: si mund të mendohej se gjeniu italian të ishte borxhli i traditave të komunitarëve të varfër? Më kujtohet se, në fund të viteve ‘80 organizuam në Bolonja një sërë seminaresh për interpretuesit delirues të Dantes dhe kur doli një libër (Ideja e deformuar) esetë merreshin me Rosetin, Aronë, Valin, Guennonin dhe me Paskolin e mirë. U diskutua nëse do të futeshin në këtë listë të jo centrikëve edhe Palacios. U vendos që të mos e futnin, sepse tashmë shumë studime të mëtejshme e kishin vendosur që Papaciosi kishte qenë ndonjëherë i tepruar, por jo delirues. Tashmë është e vërtetuar se Dante Alighieri ishte ndikuar nga burime myslimane. Problemi nuk është se ai i kishte afruar këto burime, por si mbërritën atij. Mund të fillojmë me shumë vizione mesjetare ku flitet për vizita në mbretëritë e përtejshme. Këto janë : Jeta e Shën Makario romakut, Udhëtimi i tre shenjtëve murgjve në parajsën e Tokës, Vizioni i Tugdalos e deri tek legjenda e posit të shën Patrikut. Burime perëndimore, por Palaciosi i krahasonte me traditat islamike, duke treguar se edhe në ato raste vizionarët perëndimorë kishin mësuar diçka nga vizionarët e bregut tjetër të Mesdheut.

Por Palaciosi ende nuk e njihte Librin e shkallës, i gjendur në vitet ’40 të shekullit të kaluar, i përkthyer nga gjuha arabe në kastiliane, më pas në latinisht dhe frëngjishten e vjetër. A mund ta njihte Dantja atë histori të udhëtimit në jetën e mëtejshme të profetit? Mund të ketë patur lajme përmes Brunelo latinit, mësuesi i tij dhe version latinisht i tekstit gjendej te Collectio toledana, ku Pjetri i nderuar, prift i Klunit, kishte urdhëruar grumbullimin e teksteve arabe filozofike dhe shkencore – të gjitha këto para lindjes së Dantes. Maria Korti ishte përpjekur shumë që ta njihte praninë e këtyre burimeve myslimane në veprën e Dantes. Kush dëshiron sot të lexojë të paktën një përmbledhje të aventurës së jetës së përtejshme të profetit e gjen tek Udhëtimi i natës dhe ngjitja e profetit, të Einaudit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Njohja e këtyre ndikimeve nuk ia heq madhështinë Dantes, edhe me bekimin e kundërshtarëve të lashtë të Palacios. Shumë autorë të mëdhenj u kushtuan vëmendje traditave letrare pararendësve, p.sh. Ariosto dhe megjithatë ngjizën një vepër shumë origjinale. i solla këto polemika dhe zbulime sepse një shtëpi botuese, Luini, e ribotoi librin e Palacios, me titull më të keq sesa Dantja dhe Islami dhe si parathënie përdor një të Osolës për përkthimin në vitin 1993. A ka ende kuptim ta lexosh këtë libër, pasi shumë studime, në pjesën më të madhe, i dhanë të drejtë? Po, ka, sepse është shkruar këndshëm dhe paraqit një gur të madh të ballafaqimeve mes Dantes dhe pararendësit arabë. Ka edhe në ditët tona kur të turbullt nga barbaritë e marra të fundamentalistëve myslimanë, ka prirje që të harrohen lidhjet midis kulturës perëndimore dhe kulturës progresive shumë të pasur islamike në shekujt e shkuar.

Përktheu nga italishtja: Arjan Kallço.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Njeriu që pa vdekjen me sy

Njeriu që pa vdekjen me sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com