Sëmundja e rëndë i mori jetën Luan Hajdaragës 3 ditë para se të mund të festonte ditëlindjen e 70. Dhimbja e miqve dhe familjarëve është e madhe, ndërsa mesazhet e ngushëllimit janë të shumta edhe nga shumë miq e kolegë që ai pati në politikë.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shprehur trishtimin e tij pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të mikut të tij.
“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe”, shkruan Rama.