Ministri i Bujqësisë së Paraguajit dhe tre persona të tjerë kanë humbur jetë pasi avioni me të cilin udhëtonin është rrëzuar.
Zyrtari i Aeronautikës Civile, Ruben Aguilar u shpreh se avioni me të cilin udhëtonte ministri u rrëzua në një zonë kënetore të mërkurën në mbrëmje nga aeroporti në Ayolas, rreth 380 kilometra në jug të kryeqytetit Asuncion.
Të vdekurit përfshinin Ministrin e Bujqësisë Luis Gneiting, Zëvendësministrin Vicente Ramirez, pilotin dhe bashkëpilotin.