Si të ruani dhe ngrini bamjet për t’i shijuar në çdo stinë, dy mënyra ideale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të ruani dhe ngrini bamjet për t’i shijuar në çdo stinë, dy mënyra ideale

20:29 | 26/07/2018
në Uncategorized
0

Nëse ju pëlqen shija e gatimeve të ndryshme me bamje, tani është sezoni i tyre.

Problemi me perimet sezonale është se nuk i shijon dot gjatë gjithë vitit.

AgroWeb.org ju sjell dy mënyra krejt të lehta për t’i ruajtur bamjet në mënyrë që t’i përgatisni recetat tuaja të dashura jo vetëm në verë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Merrni bamjet e freskëta, por sigurohuni që të mos jenë të pabëra apo që të kenë filluar të zbuten, pasi do të humbasin shijen e tyre.

Por nëse do t’i përgatisni sigurohuni që t’i blini po atë ditë, kështu nuk do të qëndrojnë në frigorifer.

Metoda e parë

Pastrimi me ujë të ftohtë

Si fillim duhet t’i lani në ujë të bollshëm për të hequr papastërtitë që mund të kenë.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon t’i vendosni vetëm për pak minuta në një tas me ujë dhe pak uthull molle që të largojmë pushin që kjo perime ka.

Heqim bishtat

Me ndihmën e një thike heqim bishtat e bamjeve.

Por duhet të tregojmë kujdes që të mos presim që të gjithë pjesën e bishtit të bamjes.

Pasi nëse farat do të ekspozohen, kur t’i vlojmë, bamja do të humbasë formën e saj.

 Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë

Një tenxhere mesatare e mbushim me ujë, dhe e lëmë në zjarr deri sa të vlojë.

Këtë ujë do ta përdorim për të kaluar pak bamjet.

Në momentin që të shohim bulëza të formohen në sipërfaqen e ujit, marrim bamjet e qëruara dhe i hedhim në tenxhere.

Duhet të bëjmë kujdes që të mos i hedhim të gjitha njëherësh, pasi ato që do të ngeleshin në fund të tenxheres do të zbuteshin më shumë seç duhet.

I lëmë në ujë për rreth 3-4 minuta. Nëse keni bamje të vogla 3 minuta janë mjaftueshëm.

Por nëse keni madhësi të ndryshme sigurohuni që t’i ndani ato më të mëdhatë pasi duan më shumë kohë.

I kalojmë në ujë të ftohtë

Mbushni një tas me ujë shumë të ftohtë. Pasi t’i keni hequr nga uji i nxehtë bamjet do t’i kaloni në ujin e ftohtë.

Koha e ftohjes duhet të jetë e njëjtë me atë të vlimit. Pra dhe këtu do t’i lini bamjet rreth 3-4 minuta në varësi të madhësisë së tyre.

Ky proces duhet bërë menjëherë pasi i heqim nga tenxherja, kështu ato nuk do të zbuten më.

Sigurohuni që ujin e ftohtë ta ndërroni shpesh pasi do të ngrohet nga bamjet.

Me këtë mënyrë eleminohen enzimat që kanë perimet dhe frutat të cilat i lejojnë që të vazhdojnë e të piqen deri sa ato kalben.

Bamjet kështu do të ruajnë ngjyrën, shijen dhe freskinë e tyre dhe pas ngrirjes.

Ngrirja

Pasi t’i keni ftohur, me ndihmën e një pecete kuzhine, thani me kujdes që të mos i prishni formën bamjeve.

Kur të keni mbaruar me këtë proces, vendosini bamjet në një qese plastike dhe vendosini në ngrirje. Kjo metodë lejon që bamjet të ruhen deri ne 3-4 muaj.

Metoda e dytë

Metoda tjetër që AgroWeb.org ju udhëzon për ruajtjen e bamjeve është ajo me skuqjen e lehtë të tyre në një tigan.

Këtu bamjet nuese preferoni i prisni në copa të vogla që të skuqen në mënyrë të barabartë.

Pasi t’i keni prerë apo jo spërkatni me pak niseshte dhe kalojini në tigan.

Duhet të siguroheni që kur t’i hiqni nga tigani për t’i ftohur të mos jenë njëra mbi tjetrën. Kjo nuk do të lejoj që ato të zbuten.

Më pas vendosini në qese plastike dhe  vendosini në ngrirje.

Kur të doni t’i gatuani, mjafton që t’i nxirrni nga ngrirja pak më parë se t’i përdorni, kështu ato nuk do të zbuten dhe të bëhen të ujshme. /AgroWeb.org

https://agroweb.org/lajme/si-te-ruani-dhe-ngrini-bamjet-per-ti-shijuar-ne-cdo-stine-dy-menyra-ideale/

Etiketa: bamje

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Polici në Vlorë po kontrollonte për kanabis, bie nga 100 metra lartësi

Polici në Vlorë po kontrollonte për kanabis, bie nga 100 metra lartësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com