Një ngjarje e rëndë ka tronditur turistët që kanë qenë duke pushuar në plazhin e Velipojës sot. Pas luftës me dallgët për t’i shpëtuar jetën e të fejuarës së tij, një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen.
Viktima është Ervid Palaj nga fshati Dajç i Shkodrës, i cili ishte duke pushuar bashkë me të fejuarën e tij. Gjatë një momenti ajo
rrezikonte të mbytej nga dallgët dhe Palaj ka nxituar për t’i ardhur në ndihmë, por në luftë me dallgët ai është mbytur vetë. Falë tij, e fejuara ka mundur të shpëtojë, por Palaj fatkeqësisht humbi jetën.