Fairmont Investment Group në negociata me koncesionarin TIA
Fairmont Investment Group është emri i kompanisë kineze e interesuar për të blerë Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Kompania që ka shprehur interes mësohet se prej kohësh është në negociata me koncesionarin Tirana Airport Partners. Lajmi për negociatat me kinezët, i cili nuk është kundërshtuar nga zyrtarët e koncesionarit të Aeroportit, është konfirmuar edhe nga burime të institucioneve shtetërore vendase. TIA, kompania që ka një kontratë koncesionare për menaxhimin e Aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit aktualisht është në negociata me qeverinë shqiptare për rishikimin e kontratës koncesionare, sipas të cilës ajo ruan eskluzivitet mbi fluturimet ajrore në Shqipëri. Kjo pikë e kontratës ka çuar në përplasje të vazhdueshme të qeverisë me koncensionarin.
Pak ditë më parë një tjetër kompani e madhe kineze, Jeo Jade, njoftoi për negociatat e saj, për të blerë për 407 milionë dollar, kompaninë e prodhimit të naftës Bankers Petroleum.