“Po, është e vërtetë që mund ta merrja Cristiano Ronaldon”. Aurelio De Laurentiis, gjithashtu, konfirmoi për mikrofonët e “Sky Sport” idenë e blerjes së kampionit portugez, i cili pastaj përfundoi te Juventusi. “Si nuk e merrni këtë hipotezë në llogari? Ai më goditi në finalen e Europianit me Portugalinë, kur i udhëzote lojtarët më shumë se trajneri i tij nga stoli. Një lider i jashtëzakonshëm dhe unë gjithmonë e kam adhuruar si futbollist. Mendes më pyeti nëse e doja kësaj vere, por unë i thashë: e pëlqej shumë, por nuk është i mundur për xhepat e Napolit. Unë nuk mund të dëmtoja kompaninë”, – thotë De Laurentiis.
Presidenti i Napolit, pavarësisht shkuarjes së Ronaldos te bardhezinjtë dhe shtatë titujve radhazi kampion të tyre, nuk mendon se kampionati është i mbyllur tashmë para fillimit, në të vërtetë: “Kampionati italian është edhe më intrigues. Të gjithë mendojnë se është mirë ta mundin Juventusin me Ronaldon brenda, sepse kështu mund të kesh sukses”. Sipas De Laurentiis, “boshti i futbollit spanjoll tani u shpërngul në Itali, mes Carlo Ancelottit dhe Ronaldos. Ky që bëri Agnelli ishte një veprim shumë i zgjuar. Ronaldo do t’i nxisë tifozët të shkojnë përpara me Allegrin. Ky ishte një zbulim i madh dhe vërtet i mirë”, shkruan telesport.