Bleu 4 apartamente për 7 vite, Vetting-u “djeg” gjyqtarin e “21 janarit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bleu 4 apartamente për 7 vite, Vetting-u “djeg” gjyqtarin e “21 janarit”

09:26 | 17/07/2018
në Shqiperi
0

Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. Ndreca nuk ka kaluar komponentin e pasurisë, pasi në 7 vite ka deklaruar blerjen e 4 apartamenteve, për të cilat nuk justifikon burimin e të ardhurave.

I njohur si gjyqtari që i dha Lulzim Bashës fitoren në tavolinë për Bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për gjykimin e dosjes së 21 Janarit, deklaroi se ka blerë katër shtëpi me kursimet nga pagat. Banesat i deklaron në harkun kohor nga viti 2003 deri në vitin 2010, por sipas KPK, Ndreca nuk justifikon burimin e pasurisë.

Krahas pasurisë së pajustifikuar, KPK ka zbuluar edhe kontakte të gjyqtarit me një person të arrestuar për kultivim narkotikësh.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në deklaratën fillestare të vitit 2003, Tom Ndreca deklaron se është pronar me 50 % në dy parlamente, secili 2+1. Apartamenti i dytë ka një sipërfaqe prej 120 m2 dhe garazh 18 m2, ndërsa ndodhet në Tiranë. Në vitin 2009, Ndreca deklaron një apartament në Golem, me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 31 mijë euro. Si burim, gjyqtari deklaron kursimet nga pagat. Një viti më vonë, në vitin 2010, Ndreca deklaron një apartament me sipërfaqe 100 m2, me vlerë 6 000 000 lekë. Apartamentin e ka shlyer deri në vitin 2015.

Po gjatë këtyre viteve, Ndreca deklaron kursime vjetore nga pagat që variojnë deri në 17 milionë lekë të vjetra. Ndërkaq, të ardhurat e anëtarit të Gjykatës së Lartë përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes, e cila ka dalë në pension në vitin 2017 si dhe pagat e dy djemve, të cilët punojnë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pritet edhe shkarkimi i Admir Thanzës
Edhe Admir Thanza pritet të shkarkohet nga KPK. Anëtari i Gjykatës së Lartë ka dalë javën e kaluar para komisionit të Vettingut, ku është zbuluar një dënim surprizë i tij në Itali për vjedhje në supermarket. Dënimin Thanza nuk e ka deklaruar në formularë, ndërsa përpara KPK në

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza. Kësisoj, duket se gjyqtari Admir Thanza është drejt shkarkimit nga detyra.

http://shqiptarja.com/lajm/sot-vendimi-gjyqtaret-tom-ndreca-dhe-admir-thanza-drejt-djegies-nga-vettingu?r=kh1

Etiketa: Admir ThanzagjykatësTom Ndrecavetting

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Takimi Trump-Putin si Jalta e dytë për shqiptarët

Takimi Trump-Putin si Jalta e dytë për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com