Na erdhi korriku prapë, me grurë të ri, me vapë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na erdhi korriku prapë, me grurë të ri, me vapë…

15:43 | 13/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Dorian Koçi

Rivlerësimi i traditës.

A mund të krijojmë një lidhje organike mes imazhit dhe fjalës në kulturën shqiptare? Sa mundësi ka që tërthorazi fjala ka ndikuar te imazhi apo dhe anasjelltas? Tabloja “Te korrat” nga Zef Kolombi, na pasqyron një pejsazh idilik diku në një fshat shqiptar, ku shquajnë duajt e mbledhur të grurit, fusha e porsakorrur e gjitha në të verdhë dhe një pemë gjithë gjelbërim që dëfton jetë. Një tablo e mrekullueshme që na e bën më të afërt ndjesinë e muajit korrik me etimologjinë e tij në shqip.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por ky përfytyrim do ishte i vakët nëse nuk e ilustrojmë me vargjet e poetit A.Z.Çajupi “Korriku”. Çajupi përpos përshkrimeve poetike me një gjuhë të thjeshtë të ndikimeve që kishte korriku në jetën sociale të shqiptarëve të atëhershëm nuk harron të shkruajë dhe për ndikimet që mund të ketë në jetën e tyre politike duke iu kujtuar ngjarjet e Revolucionit Francez. Në kulturën shqiptare fjala dhe imazhet mund të lidhen për të krijuar një mozaik të tërë kulturor dhe për të mos marrë hua në kalendaret tona kulturore autorë dhe piktorë të huaj por mund të fillojë rivlerësimi i traditës sonë.

Korriku

Na erdhi korriku prapë,

me grurë të ri, me vapë.

Mirë q’erdhr, o korrik,

gjithë bota të ka mik,

të duanë varfëria,

se s’vdes njeri nga uria.

Korriku, si flak’ e drizit,

na ngroh palcën e kurrizit.

0 korrik, o faqezjarr,

gjithë lule, gjithë bar,

dhe me pemë barrë-barrë,

s’dimë ç’të hamë më parë.

Në korrik piqen me radhë

pjeshkë, mollë, thanë, dardhë;

kur afrohet korriku,

zë të piqetë dhe fiku.

Nga gjithë pemët e tjera,

fiku na mbiftë te dera,

se gjersa ka shporta fiq,

gjithë bota janë miq…

Me shpresë të këtij muaj,

punëtor, puno e vuaj,

të punojmë që të gjithë,

të mos mbetemi pa drithë,

se në këtë muaj zoti

na kërren nga tërë moti.

Ata që kanë punuar,

në korrik janë të gëzuar,

Se në këtë deli muaj

nuk ka lëmë pa duaj.

Vjen korriku, punëtorë,

mirrni drapërin në dorë,

të korrij kush ka punuar,

kush ka mbjell’ e ka lëruar.

Dilni, dilni nëpër ara

e shihni, ç’ka bërë fara:

shikoni një koqe gruri,

se sa koqe, grurë pruri.

Shikoni kallinjt’ e verdhë,

në korrik duhenë mbledhë.

Shihni, shihni kur fryn era,

kallinjtë, lozin si shqerra;

me diell, kur fryn veriu,

si floriri ndrit kalliu,

fusha, ara, palë-palë,

duken si deti me valë.

Fush’ e gjatë, fush’ e gjerë,

pse më bën të qaj ngaherë?!

Me djersën e varfërisë

gjith’ arat e Shqipërisë

vaditen, e gjë s’kërrejnë,

se të huajt’ i rrëmbejnë!

Shqipëtari, dëm e kotë,

punon gjithnjë për botë;

arat që mbjell, ngaherë

vjen’ e i korrin të tjerë!

0 korrik, o faqezjarr,

je dukur dhe luftëtar:

në Francë, kush nuk e di,

u ngre vëndi për liri;

në korik lufta u zu,

u bë gjaku gjer në gju…

kryengritjet q’u bënë,

prej korriku janë zënë;

se zjarrë që ndez korriku,

nuk’ e shuan dot armiku;

se dielli është i ngrohtë,

ndez gjakun në gjithë botë.

Gjaku i trimit vërtetë

për liri ndizetë vetë,

gjaku yt, o shqipëtar,

s’të ndizet as në behar!

Të ndeztë vap’ e korrikut,

t’i biesh në kok’ armikut!

A.Z.Çajupi

Etiketa: ÇajupiDorian Koçikorrikte korratzef kolombi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
CR7 flet për lajmet për të ardhmen e tij: Pa gënjeshtra nuk fiton para dhe nuk tërhiqni vëmendjen

Kalimi te Juventusi, Cristianon e uron edhe mami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

14:40 | 04/02/2026
Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

14:16 | 04/02/2026
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026
Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026
Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com