Edmond Spaho: Së shpejti do të prezantojmë programin e ri, vendi duhet të hyjë në rrugën e zhvillimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretariateve të kësaj partie për të diskutuar për hartimin e programit. Në përfundim të mbledhjes së mbajtur me dyer të mbyllura, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se javët në vazhdim PD do të prezantojë programin e saj. Deputeti demokrat tha se programi i PD-së do të çojë vendin në rrugën e zhvillimit
Spaho tha gjithashtu se në mbledhje u diskutua dhe aksioni i PD dhe krijimi i aleancës për Tiranën. PD vendosi një ditë më parë që të vazhdojë protestat në kryeqytet kundër ndërtimit të projektit tek parku i Liqenit.