Kroacia arriti të siguronte një biletë historike për në finalen e Botërorit të Rusisë, teksa mundi me kohë shtesë Anglinë. Manxukiç ishte heroi që shënoi golin e përmbysjes për ekipin e Daliçit.
Ishte Anglia që kaloi e para në avantazh, me një gol fantastik të Tripier, por më pas, në pjesën e dytë, Perisiç barazoi shifrat, dhe me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1, skuadrat iu drejtuan shtesave.
15 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërsa në të dytën, ishte Manzukiç që shënoi golin e dytë, atë historik për kroatët. Tashmë, në finale Kroacia do të presë Francën.
https://www.youtube.com/watch?v=wPiLnSlFrv8