Menjëherë pas mbylljes së mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar për mediat. Në deklaratën e tij, Paloka u shpreh se edhe pse kryeprokuroria Marku duhet t’i jepte përgjigje çështjeve të rëndësishme, ajo nuk iu përgjigj asnjërës.
Sipas Palokës, Marku u pa në vështirësi nga pyetjet dhe për t’i mbyllur gojën opozitës u desh ndërhyrja e kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili mbylli mbledhjen.
“Pas gjithë skandaleve që jeni bërë dëshmitarë të kësaj qeverie, seanca e sotme me të ashtuquajturën kryeprokurore. Pritej që “Zonja PPP” t’i jepte përgjigje disa çështjeve shumë të rëndësishme. Sot, askush nuk mori asnjë përgjigje. Nga sot mund t’i themi vetëm “Zonja Nuk e di”.
Ajo që dua të denoncoj është ajo që ndodhi me Komisionin. Ulsi ka një afërsi me zonjën. Duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës, kur ishte në kulmin e diskutimit. S’është hera e parë, atë që bën Ruçi, bën edhe Manja”, tha Paloka.