Lirohet nga burgu Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” që hodhi dronin në Beograd, mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014. Prej muajsh “shqiponja” shqiptare ka qëndruar pas hekurave, por tashmë prek lirinë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Morina në një status në Facebook, ku falenderon të gjitha strukturat e shtetit që u angazhuan në lirimin e tij.
Morina shkruan:
Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë, Zotërinë/Dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të Shtetit Shqiptar që janë pëfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyreve që zbriten rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time.
I LIRË !!
Rroftë shpirti i shqiptarit!!
Ismail Morina (Ballisti).