Bregdeti shqiptar u ka marrë jetën disa personave që prej nisjes së sezonit tursitik. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur sot për këto ngjarje ku theksoi nuk mund të vihen njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet.
“Jemi kokulur për humbjen e jetëve në plazhet tona, por ama kemi disa jetë të shpëtuara falë sistemeve tona. Nuk mund të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, përpjekja duhet të nisë nga poshtë-lart”, u shpreh Klosi.