Brazilianët ende e vuajnë eleminimin nga Kupa e Botës, por edhe nëse e kishin harruar ua ka kujtuar sot një nga tifozët më të zjarrtë të Argjentinës. I përballur me eleminimin pak ditë para tyre.
Nga Vatikani, në meshën e së dielës, Papa Françesku ka ngushëlluar tifozët e Brazilit pasi pa disa besimtarë me flamuj të Brazilit.
“Shoh që paska këtu disa tifozë të Brazilit. I përshëndes nga këtu dhe iu them që të mos mërziten. Vjen Botërori tjetër”, u shpreh Papa Francesku.