Në jo pak raste disa personazhe publike të vendit tonë kanë dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar duke sjellë shembuj të ruajtjes me fanatizëm të teatrove nëpër botë.
“Teatri Petruzelli i Barit u dogj plotësisht. U rindërtua me besnikeri fanatike nga e para. Teatrit Apollo të Londrës i ra tavani gjatë një shfaqjeje ku u plagosën 76 spektatorë. U rindërtua dhe rifilloi punën”, shkruan Adi Krasta.