- 1 ¼ filxhani miell të bardhë
- ¼ filxhani sheqer
- 2 lugë çaji pluhur pjekje
- ½ lugë çaji sodë bikarboni
- ½ luge çaji kripë
- 1 filxhan qumësht
- 2 vezë
- 1 filxhan proshutë të grimcuar
- ½ filxhani djathë të bluar
- ¼ filxhani qepë të grira imët
- ½ filxhani misër (i ëmbël)
- pluhur pjekje
- lugë çaji sodë bikarboni
- pak vaj
Në një enë të madhe përzieni miellin, misrin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën bikarbone dhe kripën. Në enën tjetër shtoni qumshtin, vezët dhe vajin. Pastaj përbërësit e dy enëve i bashkoni dhe përzieni. Në të shtoni proshutën, djathin, qepën dhe përbërës tjerë sipas dëshirës. Me brumin e përgatitur mbushni kallëpet për muffin-et deri në ¾ dhe pjekni në furrë derisa të skuqen. Pasi të piqen i nxjerrni nga kallëpet dhe i leni të ftohen.