- 2 vezë të mëdha
- 1 lugë ujë
- kripë me maja gishtash
- 1 lugë gjalpë
- ½ e filxhanit djathë të bluar
- ½ filxhani proshutë të grimcuar
Pastroni brokolin dhe e priteni në copëza. Hidheni në enë me ujë, mbulojeni dhe lëreni të vlojë. Lëreni ashtu edhe 2-3 minuta, pastaj nxirreni, kullojeni dhe lëreni të ftohet.
Thyeni vezët në një enë më të vogël, shtoni kripën dhe përzieni mirë. Në tavë shtoni gjalpin dhe ngroheni mbi zjarr. Shpërndani vezët e trazuara në tavë dhe prisni disa sekonda që të kapen në fund. Pastaj mbi shtresën e sipërme të vezëve shpërndani brokolin, djathin dhe proshutën dhe në fund gjysmën e masës e palosim mbi pjesën tjetër.