Gjykata maqedonase ka dhënë sot vendimin përfundimtar për të akuzuarit për dhunën që ushtruan ndaj Ziadin Selës më 27 prill. 7 te akuzuarit për tentativë vrasje ndaj Selës, u shpallen fajtorë dhe i dënuan me 82 vite burg.
Të dënuarit janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.
Deri në apelimin e rastit në gjykatën e shkallës së dytë, Aleksander Janveski-Toshta dhe Nikolla Vojminovski për shkak të gjendjes shëndetësore mbeten në arrest shtëpiak ndërsa 5 të tjerët kthehen në paraburgim.