Ndërsa artistët dhe qytetarët kanë protestuar, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mbrojti në Kuvend projektligjin e Teatrit Kombëtar.
Kumbaro tha se pavarësisht gjithë punës që është bërë për t’i mbajtuar në këmbë muret, godina nuk i qëndron më kohës.
“Nevoja për investime kulturore tek ne është ulëritëse. Teatri Kombëtar është prioritet, është në gjendje emergjente. Nuk i qëndron më kohës. Kemi bërë në këto 4 vite jo pak ndërhyrje për të mbajtur në kufijtë e mbijetesës muret, por çdo përpjekje për të përmirësuar është e kotë. Sot gjetëm mundësi për të bërë një teatër dinjitoz”, tha Kumbaro.