Mëngjesin e kësaj të enjteje ka ndërruar jetë një nga legjendat e futbollit shqiptar dhe ekipit kombëtar, Skënder Hyka.
Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje ndërkombëtare. Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Skënder Hyka, ishte një prej futbollistëve më të shquar të viteve 60-70, i cili ka spikatur me talentin dhe aftësinë e tij, duke u bërë i dashur për tifozët anë e mbanë Shqipërisë. Ai spikati edhe si drejtues i FSHF në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm. Në çdo cast ai ka ndihmuar me përkushtimin dhe mendimet e tij, që futbolli të ecë përpara. Parajsa, qoftë vendi ku do të prehet. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka shkruar Duka.