Edhe pse ishte aktore deri kohët e fundit, Meghan Markle mori titullin e dukeshës, së bashku me detyrimet dhe rregullat e saj të shumta që i duhet t’i respektojë tani e tutje.
Që nga martesa e saj, Meghan Markle rregullisht shfaqet në pritjet zyrtare me burrin e saj. Sigurisht, dukesha vihet në qendër të publikut dhe mediave që komentojnë veshjet, por gjithashtu çdo hap, sjellje dhe gjest të sajin.